Zbulohet mesazhi që Klopp ia ka dërguar Lovrenit pasi Kroacia arriti në finale të Kupës së Botës

Zbulohet mesazhi që Klopp ia ka dërguar Lovrenit pasi Kroacia arriti në finale të Kupës së Botës

Dejan Lovren është lider i Kroacisë në mbrojtje në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Liverpoolit zhvilloi ndeshje të mëdha në ‘Rusia 2018’ ku me plotë sukses arriti që të ndalë lojtarët si Leo Messi e Harry Kane, shkruan Periskopi.

“Tani njerëzit duhet të më njohin si njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë,” kishte thënë Lovren pas ndeshjes me Anglinë.

Por, pas ndeshjes me Anglinë ku Kroacia fitoi 2-1 dhe u kualifikua në finale trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ia ka dërguar një mesazh në telefon Lovrenit.

“Ai[Klopp] është krenar për atë që kemi arritur në Kampionatin Botëror,” tha mbrojtësi kroat.

“Jurgen është me të vërtetë një njeri i mirë dhe në momentet më të vështira ka qenë gjithmonë me mua. Unë e vlerësoj këtë dhe e falënderoj që më ka dërguar një mesazh.” përfundoi Lovren. /Periskopi/

Shpërndaje në: