Zbulohet mjet i pashpërthyer në një fshat të Ferizajt

Zbulohet mjet i pashpërthyer në një fshat të Ferizajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 12:00 në fshatin Greme në Ferizaj, është raportuar se një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes derisa ishte duke punuar.

Sipas policisë, njësiti për deminim i FSK’së e ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.

“Fsh,Greme,Ferizaj, 07.03.2021-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, Njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shpërndaje në: