Zbulohet më në fund: Ja si e tradhëtoi “Elifi” bashkëshortin e saj

Zbulohet më në fund:  Ja si e tradhëtoi “Elifi” bashkëshortin e saj

Tuba Buyukustun e njohur si Elifi nga seriali “Diamante dhe dashuri” është një nga aktoret turke më të pëlqyera dhe deri më tani nuk ishte bërë pjesë e skandaleve.

Por që pas ndarjes me bashkëshortin Onur Saylak, aktoja po përflitet çdo herë e më shumë edhe për një lidhje me biznesmenin Umut Evirgen. Edhe pse u tha se dyshja kanë filluar të takohen pas ndarjes së Elifit me bashkëshortin, e vërteta duket se është ndryshe shkruan clubfm.

Duket se njohjen me biznesmenin, aktorja e ka pasur të hershme pasi mediat turke kanë pikasur që një foto të Evirgen, Tuba e ka pëlqyer që me datë 3 mars, në kohën kur ajo ishte e martuar. Pëlqimi i fotos ka bërë që të aludohet se Tuba ka pasur njohje me biznesmenin edhe gjatë martesës duke e tradhtuar bashkëshortin dhe kjo mund të jetë arsyeja e divorcit të tyre.

 

Shpërndaje në: