Zbulohet një planet me dy yje

Zbulohet një planet me dy yje

 

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet të madhësisë së Jupiterit, në një sistem të largët binar të yjeve. I njohur me emrin Kepler-1647b, ky planet, i cili gjendet në një largësi prej 3,700 vite drite nga Toka, ka një periudhë orbitale prej tri vjetësh dhe është planeti më i madh ‘ekstrasolar’ me dy diej që është zbuluar ndonjëherë.

Ky planet është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Dr. Veslin Kostov nga qendra e NASA-s “Goddard”, i cili kishte përdorë teleskopin hapësinor ‘Kepler’ për ta bërë këtë zbulim.

“Gjetja e planetëve cirkumbinarë, pra që sillen rreth dy yjeve, është punë shumë më e vështirë, sesa gjetja e planetëve që sillen vetëm rreth një ylli”, thotë bashkautori i studimit, profesori William Welsh, nga Universiteti shtetëror “San Diego”.

Shpërndaje në: