Zbulohet një varrezë masive në Vukovar

Zbulohet një varrezë masive në Vukovar

Të paktën eshtrat e 10 personave janë gjetur në Vukovar të Kroacisë.

Kjo ka ndodhur saktësisht në rrugën Paçetin-Bobota.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved, u shpreh se eshtrat thuhet të jenë të luftës së fundit, derisa kërkime në këtë vend janë bërë tash e një muaj kohë.

“Pas identifikimit të 10 personave, familjet do të jenë të qeta dhe eshtrat e të dashurve të tyre do të kenë një vend ku të ndezin qirinj,” u shpreh z. Medved.

Shteti kroat ende është në kërkim të 1853 personave të zhdukur gjatë luftës.

Shpërndaje në: