Zbulohet numri i personave që do të jenë prezent në superndeshjen, Barcelona-Napoli

Zbulohet numri i personave që do të jenë prezent në superndeshjen, Barcelona-Napoli

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka marrë garanci nga “Cosnelleria de Sanitat” në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën nga ora 21:00.

Institucioni shtetëror ka informuar UEFA-n për faktin se nuk ekziston asnjë rrezik në lidhje me zhvillimin normal të takimit, me kusht që të respektohen të gjitha masat.

Për këtë arsye është vendosur se vetëm 380 persona të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes.

Në këtë numër janë përfshirë lojtarët, trajnerët, drejtuesit, gazetarët, kameramanët dhe shërbimi i sigurisë

Kujtojmë se ndeshja e parë është zhvilluar në stadiumin “San Paolo” dhe kishte përfunduar në “paqe” 1:1.

Shpërndaje në: