Zbulohet oferta e re që Barcelona po e përgatit për Lewandowskin

Zbulohet oferta e re që Barcelona po e përgatit për Lewandowskin

Barcelona është duke e përgatitur ofertën e re dhe zyrtare për Robert Lewandowskin.

Sipas gazetarit nga “Bild”, Philipp Kessler, bëhet fjalë për një ofertë prej 50 milionë eurove.

Klubi katalunas shpreson që kjo ofertë do t’i bindë krerët e klubit të Bayern Munichit për ta shitur Lewandowskin.

Sulmuesi polak vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës, teksa edhe lojtari e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena” në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023.

Shpërndaje në: