Zbulohet paga e Leo Messit te PSG

Zbulohet paga e Leo Messit te PSG

Është zbuluar paga e Lionel Messit te skuadra e Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelona gjatë kësaj vere dhe vendosi t’i bashkohej skuadrës së madhe nga Ligue 1, Paris Saint Germain.

Messi kaloi si lojtar i lirë, por me shifrat që ka zbuluar ‘L’Equipe’, shihet se ai ka siguruar një pagë tejet të majme.

Ikona argjentinase fiton 30 milionë euro për sezon, duke përfshirë edhe shpenzimet në taksa. Po ashtu, ai siguron 1 milion edhe në kriptovaluta.

Gjatë qëndrimit të tij te PSG, Messi pritet të fitojë deri në 110 milionë euro.

Messi kështu fiton aq sa fiton edhe Neymar për një vit (30 milionë), kurse Mbappe fiton vetëm 12 milionë euro pas taksave. /Periskopi/

Shpërndaje në: