Zbulohet plani i CIA-s për të vrarë Kim Jong-un

Zbulohet plani i CIA-s për të vrarë Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka publikuar një video duke pretenduar se ka zbuluar komplotin për të vrarë udhëheqësin e vendit Kim Jong-un.

Pheniani zyrtar tha se “provat” e reja dëshmojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës dhe ato të Koresë së Jugut komplotuan një plan për të vrarë Kim duke përdorur armë biokimike.

Më 5 maj, Koreja e Veriut deklaroi se CIA kishte mbështetur një grup “terrorist” që të infiltrohej në vendin e izoluar në mënyrë që të kryente  një sulm biokimik ndaj Kim Jong-un.

Pheniani madje kishte premtuar se do t’i përgjigjej fuqishëm planit të supozuar, raporton “International  Business Times”.

Por dje, televizioni shtetëror i kontrolluar nga Kim, ka shfaqur një video që tregonte një rrëfim të supozuar të sulmuesit, shkruan syri.net. Sipas videos,  personi në fjalë u identifikua si Kim Song-il dhe tha u josh dhe u punësua nga armiqtë e Koresë se Veriut.

Fytyra e të dyshuarit ishte e paqartë në video. Vrasësi i dyshuar pranon se ka diskutuar me CIA-n dhe inteligjencën e Koresë së Jugut mbi mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Koresë së Veriut me materiale biokimike.

Megjithatë Seulit hodhi poshtë akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Shpërndaje në: