Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të Shaqirit që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij në Zvicër

Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të Shaqirit që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij në Zvicër

Ende nuk është e sigurt se kur Xherdan Shaqiri do të nisë ndërtimin e shtëpisë së re.

Ylli shqiptar ka shkaktuar polemika të mëdha në kantonin e Aragaus në Zvicër, pasi dëshiron ndërtimin e një shtëpie me 270 metra katrorë.

Kjo gjë është kundërshtuar ashpër nga fqinjët e yllit nga Kosova.

Tanimë gazeta zvicerane Blick ka zbuluar edhe planin e shtëpisë super luksoze të Shaqirit.

Ajo përfshinë një garazh të madhe që është e projektuar për tri makina, një pishinë, disa ballkone dhe një oborr shumë i bukur.

Ky plan është bërë nga arkitekti i famshëm zviceran Ernico Kyburz.

Ndërtimi i kësaj shtëpie nga Shaqiri është kundërshtuar nga banorët e zonës, pasi ata kanë thënë se ky objekt i madh shkakton mungesë të gjelbërimit si dhe pengon dritën e diellit.

Por sipas mediave zvicerane Shaqiri pritet të marrë leje nga kantoni për ndërtimin, pasi plani i plotëson të gjitha kushtet përkundër që pritet të ketë vonesa deri në fillimin e punimeve. /Telegrafi/

  

Shpërndaje në: