Zbulohet plantacioni i mbjellur me kanabis në Prishtinë, arrestohet një person

Zbulohet plantacioni i mbjellur me kanabis në Prishtinë, arrestohet një person

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të asistuara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë zyrtare kanë kryer bastisjen e një shtëpie në fshatin Gllogovicë të Prishtinës, në të cilën ishte duke banuar një i dyshuar shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kultivon dhe përpunon bimë narkotike të kanabis stativa.

“Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në objekte për rreth, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa në një pyll afër një përroi është gjetur një plantacion i mbjellë dhe i punuar me kanabis stativa, me (31) bimë të kultivuara kanabis stativa, me gjatësi deri në 2.40 metra, disa mjete për ujitje dhe një pompë dore për spërkatje të bimëve”, njofton policia.

Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet në mbajtje, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Shpërndaje në: