Zbulohet sa mund të mungojë Mane pas lëndimit kundër Wolves

Zbulohet sa mund të mungojë Mane pas lëndimit kundër Wolves

Liverpooli i është dëmtuar një nga lojtarët kryesor në sfidën ndaj Wolves, mbrëmjen e së enjtes.

Sadio Mane u detyrua ta linte fushën e lojës par 33 minutash, pas një lëndimi të cilin ai e pësoi.

Senegalezi sot iu nënshtrua një kontroll të detajuar, për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij.

Ai pritet të mungojë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Town, por me shumë mundësi pritet të rikthehet ndaj West Ham-it, në Premier League./Periskopi.com/

Shpërndaje në: