Zbulohet se çka folën Salah dhe Hazard: S’ka sen prej tij, ai është i trashë (Video)
Mohamed Salah dhe Eden Hazard u kapën nga kamerat pas përfundimit të ndeshjes Liverpool-Chelsea, me yllin belg që u tall me bashkëlojtarin e tij, Gonazalo Higuainin
Liverpooli dhe Chelsea u takuan dje në kuadër të Premier Ligës me ‘Të Kuqtë’ që fituan 2-0 në Anfield dhe vazhdojnë garën me Manchester Cityn për vendin e parë, shkruan Periskopi.
Në këtë takim Mo Salah shënoi një gol fantastik nga distanca, derisa Eden Hazard nuk kishte fat pasi dështoi në dy raste ta mposhte Alisson Beckerin.
Thank me later salah’s goal with TITANIC music. Chills on the back of my neck ??? pic.twitter.com/LYeU7Tv9os
— ?Red Magic 1892? (@RedMagicAgain) April 14, 2019
Salah dhe Hazard kanë shoqëri të mirë dhe shpesh thonë fjalë të mira për njëri-tjetrin, derisa në të kaluarën kanë qenë bashkëlojtarë te Chelsea.
Pas përfundimit të ndeshjes ylli egjiptian shkoi te belgu ku u kapën nga kamerat duke qeshur, derisa anësori i Chelseat u tall me Gonzalo Higuainin.
Në videon e cila po qarkullon në Twitter dhe që është bërë virale shihen Salah dhe Hazard duke u tallur me Higuainin.
Mohamed Salah: Who’s that number 9 you had on at the end?
Eden Hazard: Ah fuck knows, we just call him ‘Fatman’.pic.twitter.com/OYdr0G7mi5
— Football HQ (@FootbaII_HQ) April 15, 2019
Hazard prek edhe barkun e tij me dorë kur fol për Higuainin, derisa thotë se te Chelsea argjentinasin e quajnë të trashë.
‘El Pipita’ në janar erdhi te Chelsea, por që nuk ka arritur që të lë gjurmë deri tash me fanellën e londinezëve. /Periskopi/