Zbulohet se kush është dëshmitari i katërt në rastin Gucati dhe Haradinaj

Zbulohet se kush është dëshmitari i katërt në rastin Gucati dhe Haradinaj

Ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në rastin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Dëshmitari i katërt, është një shtetas suedez, punon në zyrën e prokurorit të specializuar si punonjës operativ i sigurisë, dhe quhet Daniel Moberg.

Tani për tani, dëshmitari i katërt Moberg po intervistohet nga prokuroria për të vazhduar pastaj me mbrojtjen e të akuzuarve.

Prokuroria: Si quheni

Dëshmitari; Daniel Moberg

Prokuroria: Ku punoni?

Dëshmitari: Në zyrën e prokurorit të specializuar.

Prokuroria: Çfarë pune bëni?

Dëshmitari: Punonjës operativ i sigurisë.

Prokuroria: Këtë post keni pasur edhe në 2020?

Dëshmitari: Po.

Prokuroria: Mbani mend se keni shkuar në zyrat e OVL-UÇK në Prishtinë, në datën 8 shtator2020?

Dëshmitari: Po.

Prokuroria: A mund ti thoni gjykatës se pse shkuat aty?

Dëshmitari: Shkova me një urdhër gjykate për të sekuestruar dokumente të cilat ishin dorëzuar në zyrën e OVL-UÇK-së.

Prokuroria: Kur shkuat aty çka bëtë me këtë urdhrin e gjykatë?

Dëshmitari: Po, një kopje e këtij urdhëri ju dha sekretarit të shoqatës së OVL-UÇK-së si përfaqësues i saj

Prokuroria: Ju thatë që shkuat aty për të sekuestruar disa dokumente, i sekuestruat?

Dëshmitari: Po.

Prokuroria: A ju kujtohet se çka bëtë me ato dokumente që sekuestruat atë ditë?

Dëshmitari: Pasi i sekuestruam, i quam në zyrën tonë në Prishtinë, ku kolegët filluan t’i skanonin dhe t’i dërgonin në zyrë në mënyrë digjitale. Më pas ato u futën në një kasafortë, origjinalet u sollën këtu në Hagë, rreth afërsisht 10 ditë më vonë.

Prokuroria: Nga e dini ju se ku janë ruajtur dhe si janë transportuar?

Dëshmitari: Unë i futa në kasafortën e zyrave tonë dhe unë ja dorëzova prokurorit që i solli në Hagë.

Prokuroria: Kur i futët në kasafortë dokumentet i futët në të njëjtën mënyrë si i kishit marrë?

Dëshmitari: I futëm në dy qese provash.

Prokuroria: E dini se kush i futi në këto qese?

Dëshmitari: Besoj që e bëra unë vet këtë.

Prokuroria: Këto qese të provave kishin vetëm ato dokumente që sekuestruat aty në zyrat e OVL-UÇK-së apo edhe të tjera.

Dëshmitari: Ishin edhe dokumentet e dorëzimit që i nënshkroi sekretari dhe unë vetë në kohën e sekuestrimit.

Prokuroria: Këto qese ishin të vulosura kur i futët në kasafortë?

Dëshmitari; Nuk mund të them me siguri që ishin të vulosura në atë moment, por e di që u vulosën në kohën kur u dërguan në Hagë.

Prokuroria: E dini se kush i ka vulosur?

Dëshmitari: Me shumë gjasë e kam bërë unë vetë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Shpërndaje në: