Zbulohet shkaku pse Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital

Zbulohet shkaku pse Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital

Travis Barker u fotografua duke mbërritur me urgjencë në spital i shoqëruar nga bashkëshortja Kourtney Kardashian dhe sigurimi i tyre. Me sa duket, ai kishte dhimbje ekstreme të stomakut dhe mezi arrinte të ecte, përpara se të dërgohej me ambulancë në spital në Los Angeles, tha një burim për People.

“Ai po merr kujdesin më të mirë në Cedars,” shtoi burimi, duke vënë në dukje se mjekët po kryejnë disa teste dhe i kanë vënë atij një dietë të modifikuar.

Bateristi 46-vjeçar u dërgua fillimisht në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore West Hills të martën në mëngjes për një arsye të panjohur. Sipas stafit mjekësor, ai më pas u transportua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për kujdes shtesë.

“Kourtney nuk do të largohet nga ana e tij,” tha burimi i People. “Kourtney ishte e shqetësuar dje. Të dy ishin shumë të shqetësuar.”

Më vonë, TMZ zbuloi se pankreasi i bateristit ishte inflamuar pas një procedure kolonoskopie.

Shpërndaje në: