Zbulohet shuma që do të fitojë Joshua nga ndeshja me Usyk dhe është 85 milionë më pak se sa do të fitonte me Furyn

Zbulohet shuma që do të fitojë Joshua nga ndeshja me Usyk dhe është 85 milionë më pak se sa do të fitonte me Furyn

Anthony Joshua do të përfitojë një shumë prej 15 milionë funtave nga përballje me Oleksandr Usyk.

Mirëpo, kjo është plot 85 milionë funte më pak se shuma që do të përfitonte nëse do të ndeshej me rivalin e bujshëm, Tyson Fury, transmeton Periskopi.

Boksieri britanik do të mbrojë titujt e tij të unifikuar kundër Usyk në stadiumin Tottenham Hotspur të Shtunën në mbrëmje.

Ai do të marrë 15 milion funte për meçin me Usyk, që është 50 përqind më shumë se meçi i fundit ndaj Kubrat Pulev.

Por ‘AJ’ do të humbasë 85 milionë funte, pasi atij iu mohua një pagesë prej 100 milionë funtesh pasi meçi i tij me Tyson Fury u shtye.

Lufta e padiskutueshme ishte vendosur të zhvillohej këtë verë, por u shtye pasi “King Gypsy” u detyrua të ndeshej me Deontay Wilder.

Shpërndaje në: