Zbulohet shuma sa e ka paguar Ronaldo nënën e fëmijëve të tij binjakë (Foto)

Zbulohet shuma sa e ka paguar Ronaldo nënën e fëmijëve të tij binjakë (Foto)
Cristiano Ronaldo gjatë muajit qershor u bë baba i dy binjakëve, një djali dhe një vajze.

Derisa ishte i grumbulluar me kombëtaren në Kupën e Konfederatave në Rusi, Ronaldos i erdhën në jetë dy fëmijë, Mateo dhe Eva.

Lindja e tyre në rrethana shumë të fshehta ka ngjallur kureshtjen e shumë njerëzve, që kërkojnë të njohin nënën e tyre.

Edhe pse diçka e tillë nuk është bërë e ditur nga Ronaldo, sikurse në lindjen e fëmijës së parë Ronaldo Junior në vitin 2010, ‘DailyMail’ ka arritur të sigurojë dokumente ku mësohet se katër herë fituesi i Topit të Artë e ka paguar një agjenci amerikane deri në 140 mijë euro, për t’i gjetur një nënë zëvendësuese, që do t’ia lindte fëmijët.

Tutje ‘DailyMail’ shkruan se Eva dhe Mateo kanë lindur në spitalin e La Mesa, një qytet i vogël jo shumë larg San Diegos.

Një avokat për gazetën ka bërë të ditur se agjencitë për raste të tillë kërkojnë deri në 140 mijë euro, dhe 40 mijë euro i takojnë nënës së fëmijëve.

Ronaldo është në lidhje me Georgina Rodriguez. Disa media kanë raportuar se ajo është shtatzënë, por ky lajm ende nuk është konfirmuar.

Shpërndaje në: