Zbulohet trajneri i ri i Juventusit

Zbulohet trajneri i ri i Juventusit

Pas shkarkimit të trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, kanë qarkulluar shumë emra të ndryshëm se cili mund të jetë pasuesi i tij, shkruan Periskopi.

Kështu, sipas The Sun, ish- mesfushori i Italisë, Andrea Prilo do ta zëvendësojë Sarrin, kjo pasi u zgjodh nga presidenti i klubit, Andrea Agnelli.

41-vjeçari kaloi katër vjet në Torino pasi mbërriti nga AC Milan në vitin 2011.

Kujtojmë se, Sarri nënshkroi marrëveshjen tre-vjeçare me Juven verën e kaluar,  me një shifër themelore prej rreth 5 milion për sezon, dhe Juve janë të detyruar të paguajnë pjesën e mbetur të kontratës së tij. /Periskopi

Shpërndaje në: