Zbulohet varrezë masive me mbetjet e rreth 8 mijë njerëzve në Ukrainë

Zbulohet varrezë masive me mbetjet e rreth 8 mijë njerëzve në Ukrainë

Ajo që mund të jetë si varreza masive më e madhe e epokës së Stalinit në Ukrainë është identifikuar nga hulumtuesit.

Mbetjet e një numri prej 5 mijë deri në 8 mijë persona janë gjetur në 29 varreza në qytetin jugor të Odessas.

Vendi, që besohet se daton nga vitet 30 të shekullit të kaluar, i zbulua gjatë një pune eksploratore të planifikuar për zgjerimin e ajroportit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Qindra mijëra ukrainas besohet të kenë vdekur gjatë sundimit të egër të Joseph Stalinit në Bashkimi Sovietik.

Sergiy Gutsalyuk, kreu i degës rajonale të Institutit Kombëtar të Kujtesës, i tha AFP-së që viktimat ishte e mundshme të ishin vrarë nga policia sekrete sovietike gjatë fundit të viteve ’30.

Sidoqoftë, ai tha që nuk ishte e mundur të identifikoheshin viktimat meqë të dhënat po mbaheshin në Rusi.

Sipas sajtit Ukrinform, rreth 8600 njerëz në Odessa ishin dënuar me vdekje nga policia sekrete mes viteve 1938 dhe 1941./Periskopi 

Shpërndaje në: