Zbulohet vendi se ku po i bën xhirimet e këngës se re Dua Lipa

Zbulohet vendi se ku po i bën xhirimet e këngës se re Dua Lipa

Dua Lipa është parë duke tymosur një cigare derisa po pushonte nga xhirimet e videos se saj me të re në New York

Dua Lipa është fotografuar duke pirë cigare e veshur me një  mantel banjo të bardhë, gjersa ajo ka vënë paruke që e bën bionde kurse fustani i saj është elegant.

Dua është fotografuar edhe duke ecur në rrugë për të shkuar në sheshxhirim, ku kishte të veshur një bluzë, një xhaketë lëkure dhe një shall të markës Burberry.

Ajo kishte të veshur xhinse të zeza dhe një palë atlete derisa në dorë kishte çantën e saj me ngjyra.

Gjatë xhirimeve, Dua ka postuar mbrëmë një fotografi të saj ku ka të veshur një palë bikine me ngjyra që i takojnë listës së markës së saj.

Në to ishte edhe një karakter i filmave vizatimorë.

“Duke xhiruar diçka që do ju përshtatet juve, #Physical”, kishte shkruar poshtë fotografisë Dua.

Në një tjetër ajo ka gjuhën jashtë, kurse flokët e saj kanë dy tone ngjyrash, të zezë dhe të bardhë.

Kur ajo nuk është në punë, Dua është parë në krahët e të dashurit të saj Anwar Hadid (20), motrat e të cilit janë supermodelet Gigi dhe Bella.

Çifti ishte raportuar se ishin ndarë me njëri-tjetrin pas dy muaj lidhjeje. Por tani ata janë prapë bashkë.

“Dua dhe Anwar janë duke e kaluar kohën s’bashku andaj ka kuptim pse ajo po banon me qira në Neë York”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo është gjithmonë bashku kur ajo është në LA dhe ai qëndron të ajo kur është në Londër kështu që ky është një hap natyral”.

“Kur ajo kthehet si tani për të aranzhuar këngë të re ajo do të kalon më shumë kohë në New York andaj ajo ka konsideruar se është mirë që të këtë një bazë atje pasi që shumica e familjes se Anwar jeton në këtë qytet”.

Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për shkak të talentit që kanë për muzikë, ku të dy kanë thënë që më parë ishin fansa të njëri-tjetrit.

Shpërndaje në: