Zbulon faktin befasues: Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk preket nga Covid-19!

Zbulon faktin befasues: Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk preket nga Covid-19!

Universiteti i Karolinës së Veriut ka bërë një studim, ku thotë se të mbijetuarit e etheve tropikale, ose siç njihet Dengue Fever, (sëmundja që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave), rrezikohen shumë pak prej Covid 19.

Antitrupat që krijohen pas kalimit të kësaj sëmundje, e cila ka disa shenja të ngjashme me ato të koronavirusit, megjithëse janë dy viruse nga familje krejtësisht të ndryshme, janë shumë efikase dhe mbrojnë organizmin, duke parandaluar infeksionin deri në neutralizimin e virusit të ri.

Studimi mori shkas nga analiza e situatës në Brazil, ku siç dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve është shumë i lartë.

Rezultatet e tij i ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters.

Autori kryesor Dr Miguel Nicolelis, profesori i shquar i neuroshkencës, në departamentin e mjekësisë të këtij Universiteti, tha se për këtë hulumtim, ekipi krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat në 2019 dhe 2020.

Rezultatet, sipas tij, ishin vërtet befasuese.

Shpërndaje në: