Zaev ndërron fjalët për Kosovën, ja çfarë thotë tani

Zaev ndërron fjalët për Kosovën, ja çfarë thotë tani

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) i cili pritet të emërohet kryeministër i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia gjatë votimit për anëtarësim të ardhshëm të Kosovës në UNESCO, do të jetë neutrale.

Zoran Zaev, në deklaratën për TV Prva, Zemun (Serbi), në pyetjen si do të votojë Maqedonia gjatë prononcimit të ardhshëm për pranimin e Kosovës në UNESCO, është përgjigjur shkurtimisht “neutrale”.

Qeveria maqedonase e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Ndërsa,disa ditë më parë, në media u publikuan disa deklarata të Zaevit, të cilat tregonin se ai ishte kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

 

Shpërndaje në: