Zëdhënësi i AAK-së i reagon Gjoshit: Përfitues ordiner, gjynah kush po i mbron vlerat çlirimtare

Zëdhënësi i AAK-së i reagon Gjoshit: Përfitues ordiner, gjynah kush po i mbron vlerat çlirimtare

Zëdhënësi Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka ka reaguar pas deklaratave të anëtari të PDK-së, Betim Gjoshi, ndaj AAK-së.

“Sonte e dëgjuam gjuhën e dështimit, devalvimit dhe dorëzimit politik nga një përfitues ordiner në emër të partisë e në dëm të shtetit”, ka thënë Blaka.

Blaka tutje është shprehur se kjo gjuhë është dëshmia më e mirë se në dorë të kujt ka mbet PDK-ja dhe kush po i mbron vlerat njerëzore, etike e morale, e po ashtu vlerat çlirimtare brenda këtij subjekti.

“Sido që të jetë, kjo është vetëm një përpjekje shterpë për të bërë shkëputje të lehtë dhe elastike nga damkosja që ia kanë bërë vendit për 20 vite”, ka theksuar Blaka.

Reagimi i tij i plotë:

Sonte e dëgjuam gjuhën e dështimit, devalvimit dhe dorëzimit politik nga një përfitues ordiner në emër të partisë e në dëm të shtetit. Kjo gjuhë është dëshmia më e mirë se në dorë të kujt ka mbet PDK’ja dhe kush po i mbron vlerat njerëzore, etike e morale, e po ashtu vlerat çlirimtare brenda këtij subjekti. Për gjynah! Sido që të jetë, kjo është vetëm një përpjekje shterpë për të bërë shkëputje të lehtë dhe elastike nga damkosja që ia kanë bërë vendit për 20 vite.

https://www.facebook.com/100008838641754/posts/2500609460243651/?d=n

Shpërndaje në: