Zëdhënësi i BE’së: Të hënën takimi Hyseni-Gjuriq, nuk do të diskutohet Asociacioni

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se takimi i radhës në nivelin e ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të hënën e 28 shtatorit.

Stano ka deklaruar se nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të ketë takim të nivelit të lartë gjatë fundit të këtij muaji.

Zëdhënsi i BE’së ka konfirmuar se takimi në nivelin e ekspertëve do të vazhdojë të hënën, ku nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit, raporton Gazeta Express.

“Dialogu do të vazhdojë, disktutimet të hënën do të jenë për pretendimet e përbashkëta financiare ndërkaq diskutimet për Asociacionin nuk do të ketë në këtë takim pasiqë njëra palë nuk është e gatshme të flas ende. Ta kemi të qartë, kjo çështje duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ashtu siç është dakorduar në takimin e nivelit të lartë në korrik”, ka thënë ai.

Stano është shprehur se BE’ja është e përkushtuar që të ju ndihmojë palëve të arrijnë në pikën ku pajtohen për një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme.

“Dialogu nuk është në krizë nuk është ndalur jemi duke vazhduar sepse BE’ja është e përcaktuar për këtë, palët janë angazhuar që dialogu të vazhdojë në takimin e 7 shtatorit mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. Bashkimi Evropian do të asistojë që Kosova dhe Serbia eventualisht të arrijnë në pikën ku ata arrijnë marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme për normalizim marrëdhëniesh”, ka thënë Stano.

Shpërndaje në: