Zëdhënësi i Grenell tregon se kush do ta zëvendësojë atë në pozitën e ambasadorit

Zëdhënësi i Grenell tregon se kush do ta zëvendësojë atë në pozitën e ambasadorit

Richard Grenell dha sot dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani, njoftoi zëdhënësi i ambasadës, Joseph Giordono-Scholz.

“Zëvendësi i Grenell-it, Robin Quinville, do të bëhet ambasador i përkohshëm, derisa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të emërojë një zëvendësues”, theksoi zëdhënësi.

Diplomati njoftoi zyrtarisht dorëheqjen gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Uashington.

Grenell, i cili ka marrë një rol në shërbimin e Sigurimit amerikan, është kritikuar prej kohësh në Gjermani për komentet e tij luftarake dhe besnikërinë e palëkundur ndaj Trump./atsh

Shpërndaje në: