Zëdhënësi i Kurtit në ‘kafe pune’ me dy anëtarë të Bordit të RTK-së

Zëdhënësi i Kurtit në ‘kafe pune’ me dy anëtarë të Bordit të RTK-së

Zëdhënësi i Albin Kurtit, Përparim Kryeziu, së bashku me nënkryetaren e Bordit të RTK-së, Arta Berisha dhe anëtarin, Driton Hetemi, janë takuar në njërën nga kafenetë afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ende nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi.

Ky takim i sotëm i një zyrtari të lartë qeveritar me përfaqësuesit e lartë të RTK-së, ngrit edhe më shumë shqetësimet për ndërhyrje të drejtpërdrejt politike në transmetuesin publik, për çka RTK është akuzuar vazhdimisht. Gjithashtu ngrit shqetësimet për një Bord të dirigjuar nga Qeveria që e cenon seriozisht pavarësinë e Transmetuesit Publik.

Kryetari Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, vazhdimisht ka deklaruar publikisht se anëtarët e Bordit janë të pavarur, figura me integritet dhe nuk lejojnë në asnjë mënyrë ndërhyrje politike.

Ajo që dihet është se Bordi i RTK-së ka dështuar të kompletojë përbërjen e menaxhmentit të ri që tash e 9 muaj prej se janë zgjedhur. Gjithashtu dihet që Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe ish ushtruesi i detyrës së zv/Drejtorit të Përgjithshëm, Arsim Halili janë në një proces të hetimit nga prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave./demokracia

Shpërndaje në: