Zëdhënësi i PDK-së për Kurtin: Për tutcan nuk ka hajmali

Zëdhënësi i PDK-së për Kurtin: Për tutcan nuk ka hajmali

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) , Faton Abdullahu, e vlerësoi kryeministrin Albin Kurti, një politikan paranojak. Abdullahu dyshon se Kurti do të ndryshojë qasje pasi e sheh si armiqësore SHBA’në ende.

Abdullahu dyshon se kryeministrit Kurti do të jetë në gjendje të veprojë pasi e konsideron një paranoik që nuk i beson aleatëve amerikanë.

“Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët. Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?”, ka shkruar Abdullahu.

Abdullahu iu ka referuar përsëri paranojës së pretenduar së kryeministrit Kurti me veprimtarinë e kaluar politike në opozitë si dëshmi e saj.

“Albin Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët”. ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë”.

Abdullahu ka theksuar se ShBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës në fund të postimit të tij në konton personale.

Shpërndaje në: