Zëdhënësi i VV-së kërkon nga gazetarët që ta pyesin kryeministrin diçka për gratë lehona

Zëdhënësi i VV-së kërkon nga gazetarët që ta pyesin kryeministrin diçka për gratë lehona

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka shprehur në mënyrë të çuditshme çudinë e tij për mungesën e pyetjeve ndaj kryeministrit për gratë lehona.

Kurti dhe Murati dolën në konferencë për media ku lajmëruan se do të niste zbatimin masa që u jepte nga 170 euro në muaj grave lehona.

Megjithatë, askush nga gazetarët nuk ka pasur si duket pyetje për asnjërin marrë parasysh skandalin që prodhoi z. Besnik Bislimi pas takimit që pati në Bruksel dhe shifrat tmerruese të pandemisë.

E Zëdhënësi i partisë më të madhe në vend, Arlind Manxhuka, është shprehur i çuditur me një gjë të tillë.

“Është e çuditshme se si asnjë pyetje nuk pati për shtesat për fëmijë e nëna të reja dhe menjëherë u tentua të dilet në tema të jashtme. E çuditshme!” – ka thënë Manxhuka.

Pandemia vazhdon të bëj kërdi në vend pasi iu ka marrë jetën rreth 400 personave për vetëm njëzet ditë, ndërkohë që Besnik Bislimi preku një prej vlerave më sublime të lirisë së Kosovës, UÇK-në.

Shpërndaje në: