Zëdhënësja e Komisionit të BE-së: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Punët e Brendshme, Migracionit dhe Sigurinë e Brendshme, Anita Hipper, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Hipper përmes një cicërime në Twitter shtoi se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën, është i vonuar.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i vonuar”, ka shkruar ajo, duke e shpërndarë njoftimin e ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili u takua në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Ata kanë folur për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Shpërndaje në: