Zeka: Ambasadat e vendeve perëndimore duhej reaguar ndaj Albulena Haxhiut

Zeka: Ambasadat e vendeve perëndimore duhej reaguar ndaj Albulena Haxhiut

Gazetari dhe opinionisti, Milaim Zeka, ka shprehur shqetësimin për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Zeka ka thënë se ambasadatë e vendeve perëndimore duhej reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Vetem te ne ndodhe qe nje ministre e drejtesise çdo dite ma sha e me sulmu gjykates dhe prokuror te vendit. Krejte kete e bene, jo per permiresimin e ketij sistemi, po thjeshte per ta kthyer ate ne perdorim personal, dhe te partise qe ajo perfaqeson.
Albulena Haxhiu ja vuri kapakun dje, ku ne vend qe te ofronte doreheqje per shkelj te Kushtetutes, e beri per pese pare kete Gjykate.
Sipas mendimit dhe bindjes time, ambasadate e vendeve perendimore eshte dashur te reagonin, perndryshe po shihet se ndekombetaret ne Kosove qarten vetem kur flasim keq kunder Serbise. Tjerat nuk kane rendesi…!!!”, ka shkruar Zeka. /Periskopi

Shpërndaje në: