Zeka-Bulliqit: Falënderoje qeverinë e kalume që ia rrujte do pare të majme, po shpërndanë rrena me porosi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka shpërthyer me një deklaratë ndaj Kryetarit të Komisionit Qeveritar për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi i cili është lajmëruar duke thënë se shënjimi i kufirit me Malin e Zi do të përmirësohet nga ana e Komisionit që udhëheq ai, nuk është pritur mirë nga Zeka.

Zeka ka reaguar duke thënë se Bulliqi po gënjen duke dhënë shpresa të kota se kufiri me Malin e Zi mund të përmirësohet.

Postimi i plotë i Zekës:

A durohet kjo hipokrizi – shumeftyresi

Kurr nuk arrine te dallosh mikun nga armiku. As ta ndajshe dashurine nga urrejtja. Po me keto jemi mesuar. Ama te kesh ftyre me dale edhe mi rrejte miletin se do te kemi permiresim te vijes kufitare ne mes Malit te Zi dhe Kosoves, eshte njesoje sikurse kenga deri te “Molla e Kuqe”! Qysh more ky Bulliqi nuk del me falenderu ish qeverine qe ia rrujti do pare te majme, ne vend qe te ndertohej ndonje çerdhe per femije, po del dhe na shperndane rrena me porosi…!!!

Shpërndaje në: