Zeka do koalicion PEK- LDK – VV: Tregon pse i kishte thënë Albin Kurtit se e kanë zënë ‘të mbështjellur me qebe’

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka thotë se ai do të dëshironte një koalicion mes partisë së tij, Partisë Euroatlanetike dhe LDK’së e Vetëvendosjes.

“Do të doja një koalicion mes PEK’ut dhe LDK’së e Vetëvendosjes. Këto tjerat i kisha cu në shpi, në pension”, ka thënë Zeka.

Mirëpo gazetarët  e kanë pyetur se pse i kishte thënë në një rast Albin Kurtit se ‘ke qenë i mbështjellur me qebe’

“I kam thënë Albin Kurtit je nxanë i pshtjellët me qebe, e din ai pse i kam thënë kështu”, ka thënë Zeka në Debat Plus, shkruan Periskopi.

“I kam thënë të kallxoj kush u pshtjellë me qebe. Është raporti i policisë për të edhe i kam kallëxu Albinit mos më shit moral, a po kupton”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: