Zeka kërkon t’i bëhet gjyqi në Kuvend, ia dorëzon VV-së listën e 900 viktimave të mashtrimit me viza

Zeka kërkon t’i bëhet gjyqi në Kuvend, ia dorëzon VV-së listën e 900 viktimave të mashtrimit me viza

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka çuar në Kuvend listën me 900 emra të qytetarëve që janë në lëndën kundër tij në procesin gjyqësor për manipulim me viza.

Këtë listë ka thënë se po ia dorëzon Vetëvendosjes, konkretisht shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, “për shkak se po ma përmendin këtë sa herë që po flas, pavarësisht se procesi vazhdon”.

Duke përmendur se ka fakte “rrëqethëse” për deputetë të opozitës, Zeka ka shtuar se po ia jep një javë kohë VV-së ta shqyrtojë atë listë.

“Ia dorëzoj simbolikisht këtë listë me 900 emra dhe numra të telefonit. Nëse vërtetohet që kam marrë një euro për viza, unë jap dorëheqje. Një javë ditë i ka kohë të flasë dhe më pas unë flas me fakte rrëqethëse edhe për ata deputetë që kanë shkuar për trajtim neuropsikiatrik te Burdushi”, ka thënë ai.

Zeka la listën në tavolinën e Konjufcës, që nuk ishte prezent.

Shpërndaje në: