Zeka: Këta janë shkatërruesit e AAK-së e AKR-së

Zeka: Këta janë shkatërruesit e AAK-së e AKR-së

Në  debatin për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore, vazhdojnë analizat se kush do të mund të humbë e kush mund të fitojë.

Për më tepër, në këto koalicione janë bashkuar parti që deri dje shanin e fyenin njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që shumë persona të cilët dikur ishin bashkë e më vonë u ndanë duke u sharë e fyer, tani sërish janë gjetur në të njëjtën anë.

Gazetari Milaim Zeka deklaroi se janë dy persona që faktikisht i kanë shkatërruar dy parti.

“Blerim Shala është ai që ka shkatërruar AAK-në”, tha Zeka në një debat televiziv në televizionin Dukagjini. “Kurse Mimoza Kusari-Lila e shkatërroi AKR-në”./Periskopi

Shpërndaje në: