Zeka: Kurdisjet me vota të kandidatëve bëhen nga kryetarët e partive

Zeka: Kurdisjet me vota të kandidatëve bëhen nga kryetarët e partive

Gazetari Milaim Zeka në një status në Facebook ka thënë se ‘vjedhja e votave në Kosovë është normale” dhe se nuk përbën madje as lajm.

Ai pretendon se ka folur për një dukuri në fjalë edhe në Kuvendin e Kosovës sa ishte deputet por edhe në media.

Më tej, Zeka shton se këto ‘hajni’ ndodhin nga kryetarët e partive politike.

Krejt kjo kurdisje behet nga kryetaret e partive, me nja dy-tre njerez te besueshem, te cilet u fusin ne xhep komisionereve nga nje duq me pare, edhe ec babe.” – shkruan ai, përcjell Periskopi

Statusi i plotë:

Me akuzu ne Kosove per vjedhje votash, eshte njesoj sikur me te thane pse po ha buk?!

Vjedheja votave ne Kosove eshte aqe normale, saqe askush nuk e quan lajm. Per keto hajni kam fole ne parlament e neper media. Jo vetem hajnia, po edhe ai helmi qe u hodhe ne Qendren e Numerimit te Votave, ka qene i kurdisur, dhe shume i qellimshem.

Hajnite e votave ka vite qe ndodhin me shume brenda partive politike. Krejte kjo kurdisje behet nga kryetaret e partive, me nja dy-tre njereze te besueshem, te cilet u fusin ne xhep komisionereve nga nje duq me pare, edhe ec babe.

Personalisht do me vinte turp me u ba deputet me vota te vjedhura, ama ky nocion, nuk ekziston te ne. Psh: po te njihej nocioni i turpit, shumica e deputeteve as nuk do duhej te hynin neper lista, duke pasur per baze njemije e nje rrethana te tjera.

Une mendoje qe Meliza Haradinaj eshte bere kurban i nje fenomeni qe ka mbeshtetje nga çdo parti politike. Kurr nuk ka thene kush mos vidhni, po vidhni, ama kujdes…!

Shpresoje qe ky debat mediatik do te kaloje tek institucionet e vendit, per reformimin komplet te sistemit zgjedhor.

Shpërndaje në: