Zeka: Mos t’na kapë inati, ta përkrahim propozimin e Bekim Haxhiut për sportin se veç sportistët po na zbardhin fytyrën

Zeka: Mos t’na kapë inati, ta përkrahim propozimin e Bekim Haxhiut për sportin se veç sportistët po na zbardhin fytyrën

Deputeti Milaim Zeka thotë se kolegët e tij duhet ta përkrahin amandamentin që i ofron mbështetje sportit në Kosovës përmes sponzorizimit.

“E para, po habitem pse ekziston qoftë edhe dilemma minimale te cdo deputet i Kuvendit të Kosovës, për votimin e këtij amandamenti. Me votimin e këtij amandamenti po nderojmë sportistët tonë, që faktikisht muzikantët dhe sportistët janë ajo pjesa që po ia zbardhë fytyrën Kosovës.  Mos t’na kapet inati që e ka propozu amandamentin Bekim Haxhiu e tash mos ta votojmë. Ne duhet të shqetësohemi se si ka mundësi që kemi kaq pak fusha të sportit, si ka mundësi që kemi kaq pak salla të koncerteve”, ka thënë Zeka në Kuvend./Periskopi/

 

Shpërndaje në: