Zeka: Nuk hyjmë në koalicion me asnjë parti, dallojmë shumë nga të tjerat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka diskutuar në lidhje me gjendjen politike aktuale në vend.

I ftuar në Debat Plus, Zeka ka thënë se PEK nuk hyn në koalicion me asnjë parti sepse sipas tij partia e tij dallon shumë nga partitë tjera.

Tutje ai thekson se në zgjedhjet e tanishme ndikim të madh do të kenë partitë e vogla.

“Nuk mund të hy me asnjë parti politike në koalicion sepse na dallojmë shumë prej tjerave. Në këto zgjedhje partitë e vogla kanë për të pasur ndikim të madh”, ka thënë Zeka./Periskopi/

Shpërndaje në: