Zeka: Rritja e pagave në Kosovë të korrespondojë me rritjen e çmimeve

Zeka: Rritja e pagave në Kosovë të korrespondojë me rritjen e çmimeve

Qeveria e Kosovës duhet të bëj përgatitjet që furnizimi me rrymë për dimër të jetë stabil, pasi që vendi për çdo gjë varet nga energjia elektrike.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, tha se Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet për sezonin e dimri sa i përket furnizimit me energji elektrike. Ne në Kosovë varemi për gjithçka nga energjia elektrike.

Ai ka folur edhe për dështimin e Kosovës në ndërtimin e termocentraleve të reja, siç është edhe “Kosova e re”. Sipas tij nuk ka dialog të mirëfilltë mes akterëve në Kosovë, qeveri-komunitet të biznesit. ’Ky dialog është në nivelin më të ultë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zeka vlerësoi se Kosova është vonë për çështjen e ngritjes së pagave. “Ngritja e pagave do të reflektonte me atë të rritjes së çmimeve”, tha ai.

Edhe paralajmërimi i qeverisë së Kosovës, për subvencionimin e energjisë elektrike, sipas Zekës nuk është i duhuri. I pari i Odës Ekonomike Amerikane, ka kërkuar masa urgjentet nga qeveria, për shkak se edhe ikja e punëtorëve në mënyrë të rregullt do të bëhet problem.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, ka folur edhe për mundësinë e ndërtimeve të termocentralit të ri në vend, për shkak të resurseve që Kosova ka.

“Ne kemi pasur mundësi të ndërtojmë dy autostrada, ashtu kështu nuk ka investimeve të mëdha në sektorin publik. Tani kemi reduktim ose kufizim të aktiviteteve ekonomikr, pra po flasim për bllokim të potencialeve ekonomike”, tha Zeka.

Për dhënien e ndihmave nga qeveria e Kosovës, ai vlerësoi se nuk është masë e mirë. Sipas tij më mirë do të ishte rritja e pagave në sektorin publik.

Shpërndaje në: