Zelensky falënderon Britaninë dhe Johnsonin

Zelensky falënderon Britaninë dhe Johnsonin

Në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, falënderoi Britaninë dhe kryeministrin Boris Johnson.

Ai tha: “Nëse të gjithë në botë ose të paktën shumica dërrmuese – do të ishin liderë të palëkundur dhe të guximshëm si Ukraina, si Britania, jam i sigurt se do ta kishim përfunduar tashmë këtë luftë dhe do të kishim rivendosur paqen në të gjithë territorin tonë të çliruar për të gjithë popullin tonë. Por ne ende duhet të luftojmë. Luftoni. Siç thatë ju, Boris, duke iu drejtuar Verkhovna Rada (parlamentit ukrainas) pardje, ne ende po shkruajmë një nga kapitujt më fitimtarë në historinë tonë”.

Në përfundim të fjalimit të tij, ai tha: “Faleminderit, Britani! Faleminderit, Boris! Faleminderit të gjithëve! Lavdi Ukrainës

Shpërndaje në: