Zelensky frikësohet se nëse ndërron pushteti në ShBA, Ukraina nuk do ta fitojë luftën

Zelensky frikësohet se nëse ndërron pushteti në ShBA, Ukraina nuk do ta fitojë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë të gjatë për agjensinë e lajmeve, Associated Press, ku temë kryesore ishte lufta kundër Rusisë.

Lideri ukrainas e pranoi se i frikësohet ndikimit simbolik në rast të humbjes në Bakhmut, por gjithashtu ai shprehi shqetësimin për pasoja eventuale në rast të një ndryshimi politik në ShBA, shkruan Periskopi.

Disa figura publike, përfshirë ish-presidentin Donald Trump, e kanë vënë në pikëpyetje nëse Washingtoni duhet të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me ndihma ushtarake në vlera miliardëshe.

Rivali republikan i Trumpit, guvernatori i Floridas Ron DeSantis, gjithashtu pretendoi se mbrojtja e Ukainës mbi “një mosmarrëveshje territorial”me Rusinë nuk duhet të jetë një prioritet i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Teksa Zelensky nuk përmendi emra, si Trump ose politikanë të tjerë republikanë- figura me të cilët ai do të duhej të bashkëpunonte në rast se fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë, ai e pranoi se është i brengosur se lufta do të mund të ndikohej nga ndërrimi i forcave politike në Washington.

“Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se nëse ato ndalen së ndihmuari, ne nuk do ta fitojmë luftën”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: