Zelensky: Jam i gatshëm për takim me Putinin

Zelensky: Jam i gatshëm për takim me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të diskutuar drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin, por “pa asnjë ndërmjetësues”, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Duke folur për Rai 1, Zelensky tha se ai do të hynte në negociata me Putin “me kushtin e dialogut dhe jo të ultimatumit”.

“Si president i vendit, unë jam i gatshëm të bisedoj me Putin, por vetëm me të. Pa asnjë ndërmjetësues dhe në kornizë të dialogut dhe jo të ultimatumit.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar takime sy më sy që nga 29 marsi, kur ata ishin takuar në kufirin bjellorus.

Zelensky tha se hapi i parë drejt negociatave do të ishte tërheqja e trupave ruse nga Ukraina. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: