Zelensky kritikon ashpër Macronin pas deklaratës së tij

Zelensky kritikon ashpër Macronin pas deklaratës së tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të martën se ai “thjesht nuk mund të shohë parakushte për përfundimin e luftës”, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Në një intervistë për Financial Times, Zelensky tha se derisa “çdo luftë duhet të përfundojë në tavolinën e negociatave”, pozicioni “për fitore duhet të arrihet në fushëbetejë”.

Zelensky gjithashtu rezervoi kritika të rënda për presidentin francez, Emmanuel Macron, për qëndrimin e tij ku ai kishte thënë “ne nuk do ta poshtërojmë Rusinë”.

“Disa njerëz duan të jenë liderë. Në mënyrë që të jeni një lider, ju nuk duhet ta konsideroni veten të tilë, por duhet të silleni si lider”, tha Zelensky. “Si mund të arrijmë një armëpushim në territorin e Ukrainës pa dëgjuar pozicionin e vendit dhe pa dëgjuar pozicionin e liderëve të këtij vendi? Kjo është shumë, shumë befasuese”.

Shpërndaje në: