Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimeas

Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimeas

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai po fliste vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Shpërndaje në: