Zelensky: Ne jemi duke e fituar këtë luftë

Zelensky: Ne jemi duke e fituar këtë luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se rajoni Kozacha Lopan është çliruar gjatë kundërofenzivës së Ukrainës, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

Ai shtoi se “kohët e errëta” për banorët e këtij rajoni janë tashmë të kaluara.

“Kozacha Lopan është çliruar. Ky rajon ka qenë nën okupimin rus që nga fillimi i luftës dhe është çliruar vetëm pas kundërofenzivës së Kharkiv”, tha ai.

“Ukraina është duke fituar dhe liria është gjithçka”, shtoi lideri ukrainas.

Zelensky pretendoi se Kremlini po planifikon të detyrojë banorët e zonave të okupuara të luftojnë për ushtrinë ruse. “Qëllimi i aneksimit është i qartë- pushtuesi dëshiron t’i dërgojë në ushtri banorët e territoreve të okupuara”, tha ai gjatë një fjalimi online me studentët e Universitetit të Harvardit, shkruan CNN.

Çdo përpjekje për të aneksuar territorin ukrainas “nënkupton se nuk ka mbetur asgjë për të dialoguar me presidentin rus”, tha Zelensky në një fjalim tjetër drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. /Periskopi/

Shpërndaje në: