Zelensky pasi Ukraina mori statusin e kandidatit për anëtarësim: Moment historik

Zelensky pasi Ukraina mori statusin e kandidatit për anëtarësim: Moment historik

Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropain.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se është mirënjohës ndaj vendimit dhe që po ashtu e konsideron moment historik për ukrainasit.

“Përgëzoj vendimin e liderëve të BE-së për dhënien e statusit kandidat. Është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet tona”.

“Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderëve të BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Shpërndaje në: