Zelensky përgëzon Finlandën për hapin e saj për anëtarësim në NATO

Zelensky përgëzon Finlandën për hapin e saj për anëtarësim në NATO

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij nga Finlanda, Sauli Niinsto, në lidhje me vendimin e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Presidenti ukrainas njoftoi se e ka përgëzuar shtetin finlandez për gatishmërinë për t’u bërë anëtare e aleancës ushtarake, përcjell Periskopi.

“Zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e Finalndës, Sauli Niinisto dhe e përgëzova për gatishmërinë e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Ne gjithashtu diskutuam për integrimin evropian të Ukrainës dhe për ndërveprimet mbrojtëse në mes Ukrainës dhe Finlandës”, shkruajti Zelenskyy në ‘Twitter’. /Periskopi/

Shpërndaje në: