Zelensky: Rusia lëshon raketa për shkak se s’ka sukses në tokë

Zelensky: Rusia lëshon raketa për shkak se s’ka sukses në tokë

Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, sepse ushtria e saj nuk mund të demonstrojë ndonjë arritje të rëndësishme në terren, ka pohuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një videoadresim të publikuar mbrëmë vonë, Zelensky tha se kishte pasur granatime me raketa në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv, sulme ajrore në rajonin e Luhansk dhe “aktivitet sabotazhi” në zonat kufitare.

“Kjo është një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë”.

“Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi”, ka deklaruar ai.

 

Shpërndaje në: