Zelensky shpërblen deminuesit ukrainas dhe një qen, në prani të kryeministrit kanadez

Zelensky shpërblen deminuesit ukrainas dhe një qen, në prani të kryeministrit kanadez

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në prani të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, shpërbleu deminuesit ukrainas që operuan me mjetet kanadeze të çminimit, mes tyre edhe qenin e famshëm, të quajtur Patron.

Zelensky falënderoi Trudeaun për ndihmën e tij në çminimin e territorit të Ukrainës.

“Kanadaja është një nga shtetet më të mëdha në mbështetjen e Ukrainës në luftën për lirinë e saj. Fakti që kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është sot pranë popullit ukrainas, do të thotë shumë për ne. Besoj se me përpjekje të përbashkëta do të arrijmë të kapërcejmë të gjitha sfidat”, tha Zelensky gjatë takimit.

Qeni Patron shërben në Shërbimin e Urgjencës Shtetërore, duke ndihmuar piroteknikët në pastrimin e territoreve të çliruara nga pushtuesit, shkruan Perild.

Shpërndaje në: