Zelensky thërret për takim urgjent Këshillin e Sigurisë së Ukrainës

Zelensky thërret për takim urgjent Këshillin e Sigurisë së Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ta mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare të premten, njoftoi të enjten sekretari i zyrës së Presidencës, Serhii Nikiforov.

Ai shkroi në Facebook se detajet rreth takimit do të bëhen të ditura më vonë.

BBC-ja shkroi se ndër temat e diskutimit do të jetë synimi i Rusisë për t’i aneksuar territoret e pushtuara, që sipas autoriteteve ruse, do të aneksohen më 30 shtator.

Rusia më 23 shtator nisi referendume në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk, për t’i aneksuar rajonet me shumicë ruse në Ukrainë. Shtetet perëndimore u shprehën kundër referendumeve, duke deklaruar se nuk do t’i njohin zyrtarisht rezultatet.

Shpërndaje në: