Zelensky vë me “shpatulla pas muri” kancelarin gjerman: Ndajeni mendjen, jeni me ne apo Rusinë?

Zelensky vë me “shpatulla pas muri” kancelarin gjerman: Ndajeni mendjen, jeni me ne apo Rusinë?

Kancelari gjerman Olaf Soltz duhet të tregojë më shumë mbështetje për Kievin, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për rrjetin televiziv gjerman ZDF, lideri ukrainas tha se ka nevojë për garanci se Gjermania do të mbështesë Ukrainën.

“Soltz dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë kompromis midis Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë”, tha Zelensky.

Gjermania dhe kancelari Scholtz janë kritikuar për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë gjatë luftës.Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë pas publikimit të informacionit se Soltz mund të bëjë udhëtimin e tij të parë në Kiev .

Vizita u raportua nga prestigjiozja gjermane “Bild am Sonntag” dhe prestigjiozja italiane “La Stampa” , të cilat raportojnë se kancelari gjermane do të shkojë në kryeqytetin ukrainas së bashku me presidentin francez Emanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi .

Nga ana e tij Berlini nuk ka konfirmuar lajmin se kancelari gjermane do të shkojë në Kiev.

Shpërndaje në: